Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

para se te mbyllet viti 2015

Në fund të një viti pune, sfidash, projektesh dhe përpjekjesh të përbashkëta, është edhe momenti për të bërë një bilanc të arritjeve, të vështirësive, të çfarë u bë mirë e ku çaloi puna, ku ia dolëm e ku nuk e kryem të plotë atë që synuam, ku treguam se jemi të aftë e ku nuk dhamë më të mirën nga vetja.

Ka shumë mënyra për ta kuptuar e treguar këtë bilanc.
Shifrat, sado të papajtueshme të duken me artin e kulturën, janë një vegël që s’të lejon të gabosh.

Po ndajmë me publikun, bashkëpunëtorët, dashamirësit kritikë e me profesionistët disa statistika të viteve 2013, 2014, 2015  – si një mënyrë krahasimi me vitin kur morëm detyrën, me vitin ku kryem reformat dhe me vitin që sapo mbyllëm, ku tashmë krahasohemi jo vetëm me paraardhësit por edhe me vetëveten.
Kemi bërë shumëçka por jo gjithçka.
Nuk kemi arritur përsosmërinë, – nëse kjo ekziston, – por jemi përpjekur maksimalisht të ecim para, të ngremë një sistem, të ndjekim një metodologji, të ndërtojmë një model të qendrueshëm që të tjerët më pas të mos e prishin por vetëm ta bëjnë më të mirë se sa ne sot.

Ka qenë dhe do të mbetet një punë në skuadër ku secilit i jemi mirënjohës.
Faleminderit të gjithë atyre që na mbështesin e na besojnë!
Faleminderit çdo kujt që na qorton e na ndjek që të bëhemi më të mirë!
Një vit i ri plot sfida e me vështrim të ri na pret!

Gëzuar!{:}