Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në kuadër të javës Europiane të Trashëgimisë Kulturore, e cila festohet në rreth 50 vende të Europës, QKVF organizon 29 shtatorin si Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Në këtë aktivitet do të zhvillohet një defile (paradë) e ansambleve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si edhe koncert. Kostumet e larmishme të Shqipërisë veshur nga ansamblet folklorike të Korçës, Lushnjes, Përrenjasit, Pukës, Vaut të Dejës, Vlorës, Himarës, Gramshit, Kërrabës do të zbresin në sheshin “Nënë Tereza” dhe do të ecin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të mbajtur një koncert me tipologjitë e tyre më të spikatura në sheshin “Vëllezërit Frashëri”.Jeni të mirëpritur të festojmë sëbashku.

29 shtator 2016, ora 11:00, sheshi “Nënë Tereza”{:}