Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=3308]

 

 

Punimet në kuadër të projektit “Rehabilitimi i Manastirit të Shën Marisë dhe peizazhit në Parkun Arkeologjik të Apollonisë”, u inspektuan nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro,  Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin dhe Michaela Matuella, Drejtore e Njësisë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian në Bruksel.

Kumbaro gjatë fjalës së saj theksoi se ky restaurim nuk ka të bëjë thjeshtë me fasadën, por edhe me detajet dhe se restauratorët janë ndër ekspertët më të mirë të fushës.

Nga ana tjetër ambasadorja e BE u shpreh se veç reformës në Drejtësi, edhe reforma në Kulturë do të jetë ndër prioritet e qeverisë shqiptare dhe për këtë nuk do të mungojë suporti nga Bashkimi Evropian.

“Është shumë e rëndësishme që ne duhet ta konservojmë këtë trashëgimi kulturore. Ne duhet ta bëjmë atë atraktive për njerëzit dhe vizitorët. Gjithashtu që ti japim mundësi edhe banorëve të kësaj zone dhe zonave të tjera që mund të përfitojnë nga ky aset kulturor dhe historik. Këtu nuk po flasim për një burim të Kulturës shqiptare, por flasim edhe për kulturën europiane”, tha ambasadorja.

Projekti është pjesë e listës së projekteve të kombinuara që vijojnë Procesin e Lubjanës – Financimi i Rehabilitimit të Trashëgimisë në Evropën Juglindore, iniciativë e përbashkët e Këshillit të Europës dhe Komisionit Evropian dhe për të mbështetur restaurimin e trashëgimisë historike, si një gjenerator i kapitalit social dhe ekonomik, i cili sjell përfitime të prekshme për popullsinë lokale, duke inkurajuar turizmin kulturor.

Ai është financuar në kuadër të Programit Rajonal CARDS.

Punimet do të kryen në monumentet brenda hapësirës së Manastirit, duke përfshirë Portikun e Statujave, Trapezarinë, Kishën, depon Arkeologjike, Muzeun, dhe ambientin përreth zonës së Parkut.

Pjesë të rëndësishme të ndërhyrjeve do të jenë ndërtimi i stacionit të ri të pompave, kabina elektrike dhe ambienti i ri i parkimit. Duhet të theksohet se për shkak të gjetjeve arkeologjike, punimet për ndërtimin e objekteve të reja janë shtyre në kohë dhe kanë pësuar zhvendosje nga projekti fillestar. Ministria ka bashkëpunuar maksimalisht dhe të gjitha modifikimet e propozuara janë aprovuar nga Këshilli Kombëtar për Restaurimin dhe Arkeologjinë.

Punimet filluan në janar të vitit 2016 dhe do të përfundojnë në janar të vitit 2017 (plus 12 muajve të periudhës së garancisë së punimeve).

Vlera totale e punimeve është 619.000 mijë Euro.

Projekti është përgatitur me fondet e BE në kuadër të Programit IPA 2012. Hartuesi fillimisht ka përgatitur një masterplan për Parkun Arkeologjik të Apollonisë, ku Porta Jugore do të shërbente si Hyrja e re. Qëllimi i Hyrjes së Re ishte që të lidhej Parku me Bypass-in e Fierit, i cili është në ndërtim e sipër dhe pritet të finalizohet nga mesi i vitit 2017.

Dizajni është përgatitur me fondet e BE-së, në kuadër të Programit IPA 2012. Vlera e kontratës është 120 mijë Euro. Projektuesi ka përgatitur fillimisht një masterplan që Parku Arkeologjik i Apollonisë të ketë portën e jugut si hyrje e re. Qëllimi i hyrjes së re ështe që të lidhë Parkun me Bypass-in e Fierit, i cila është në ndërtim e sipër dhe pritet të finalizohet nga mesi i vitit 2017.

Përveç kësaj, në kuadër të Programit IPA 2012, BE financoi dhe hartimin e projektit të rrugës që lidh Parkun e Apollonisë me Bypass-in e Fierit. Vlera e kontratës është 79 mijë Euro. Autoriteti Rrugor shqiptar është i angazhuar në financimin e punimeve për ndërtimin e rrugës, në vijim të kontratës për ndërtimin e Bypass-it të Fierit.

Si pjesë e bashkëfinancimit, Ministria e Kulturës është e angazhuar për të kryer punimet që lidhen me peizazhin, në vlerën prej 63 mijë Euro.

 

Objektivat e projektit janë:

• Të nxisë restaurimin, konsolidimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Manastirit të Shën Mërisë në përputhje me objektivat e Procesit të Lubjanës dhe Planit/Studimit të Integruar të Rehabilitimit të Trashëgimisë Arkitektonike dhe Arkeologjike.

• Të krijojë dhe të organizojë një infrastrukturë të përshtatshme të turizmit duke siguruar gjithashtu një impakt tërheqës vizual për turizmin

• Të arrijë një njohje ndërkombëtare të sitit arkeologjik.

Ndërhyrja përfshin:

• Restaurimin dhe rehabilitimin e Manastirit “Fjetja e Shën Marisë”:

  • Restaurimi i kishës së Manastirit të Shën Mërisë.
  • Restaurimi i depos arkeologjike si dhe bërjen të vizitueshme të Trapezarisë aktuale arkeologjike ku ka ende disa rrënojat arkeologjike.
  • Rikonstruksioni i Portikut të Statujave.
  • Instalimi i sistemit të ftohtë dhe ajrit të kondicionuar në zonat muzeale.

• Krijimi i një hyrje të re në park në përputhje me zhvillimin e ri të infrastrukturës të zonës.

• Zona e re parkimi

• Guida e re e vizitorëve për parkun dhe rehabilitimin e rrugëve këmbësore

• Stacioni i ri i pompimit

• Kabina e re elektrike{:}