Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Kisha e Thethit në Fushë Theth, e ndërtuar në vitin 1892, është një nga ndërtimet e para monumentale të këtij vendbanimi. Ajo ka shërbyer si qendër shpirtërore dhe kulturore, duke pritur në qelën e saj famullitarin At’ Shtjefën Gjeçovin. Pikërisht këtu, në vitin 1917, u hap shkolla e parë në Theth, me At’ Gjeçovin si mësuesin e parë.

Kulla e Ngujimit, e ndërtuar në shekullin XIX, është një tjetër monument kulture i rëndësishëm që na lidh me traditat dhe kodet e jetës së maleve.

Kulla e Lulash Keqit, dikur muzeu etnografik i Dukagjinit, ofron një pasqyrë të trashëgimisë së pasur të kësaj zone dhe është po ashtu monument kulture i kategorisë së parë.

Me peizazhe që të lënë pa frymë, ajër të pastër dhe një ndjesi qetësie unike, Thethi është një thesar që meriton të vizitohet gjatë gjithë vitit