Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Klosi.pdf

Në Podiumin e COD, në kujtim të Ardian Klosit. Një mbrëmje kushtuar promovimit të librit “Për Ardian Klosin, gjermanin nga Shqipëria”, një libër i sapobotuar nga shtëpia botuese “Fjala publishing”, përgatitur nga Oliver Jens Schmitt, si dhe shpalljes së çmimit “Ardian Klosi”, për librin më të mirë publicistik të vitit 2015. Financuar nga fondacioni S. Fischer.

Në parathënien e librit, Oliver Jens Schmitt shkruan mes të tjerash:

“Jam i bindur se në një vështrim retrospektiv pas disa dekadave, Ardian Klosi do të renditet krah emrash si Frashëri ose Faik Konica, si një prej zërave të paktë autentikë të Shqipërisë dhe njerëzve të saj në kapërcyell të shekullit XX.. Ardian, miqtë e tu nuk të harrojnë. Dhe le të jetë ky libër një shembull në këtë drejtim”.

Botimi përfshin artikuj e shkrime nga 16 miqtë e tij, njerëz të letrave, gazetarë dhe poetë, albanologë me të cilët ai bashkëpunonte i kanë kushtuar atij – janë në fakt pjesë studimesh që këta bashkëpunëtorë e bëjnë në kujtim të tij. Libri është përgatitur për botim nga historiani zviceran dhe miku i tij, Oliver Jens Schmitt. Në datën 22 prill do ketë një përkujtimore me një event të madh në COD (Qendra për Hapje e Dialog në Kryeministri), ku do të prezantohet libri në praninë e Schmitt dhe do të jepet çmimi “Ardian Klosi” për publicistikën më të mirë të vitit 2015. Po atë ditë do të ketë lexime nga vepra origjinale e Klosit dhe përkthimet, si edhe muzikë nga Vikena Kamenica.

Oliver Jens Schmitt

Për Ardian Klosin, gjermanin nga Shqipëria

Përktheu: Anila Shuka

Nr. faqe: 380

ISBN 978-9928-176-18-9

Çmimi: 1000 lekë

22 prill, 2016, ora 18:00 COD{:}