Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Cirku Kombëtar në datën 29 Nëntor 2014, ora 11:00, do të realizojë premierën më të rëndësishme të kalendarit të tij artistik për vitin 2014 e titulluar “Ritme Festive”.
Kjo shfaqje korespondon me 55 vjetorin e realizimit të shfaqjes së parë të cirkut tonë në vitin 1959 dhe me 70 vjetorin e çlirimit të vendit.
Në programin e saj rreth 60 minuta do të gjeni kënaqësi, buzëqeshje dhe të papritura.
Ju ftojmë të jeni me Cirkun Kombëtar në këtë ditë të veçantë, për të ndarë së bashku emocionet.

Artikulli në Facebook: facebook.com/708382832555756{:}