Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Kjo ngjarje artistike është konceptuar  të jetë si një proces individual i artistëve në raport me të kaluarën, me kujtesën dhe të tashmen në një hapësirë që i bashkon të gjitha perceptimet në një moment të vetëm, dhe këtë moment personal, artistët do ta ndajnë me publikun.

Projekti do të ketë një kahje multidisiplinore bashkëkohore si : performancë, instalacion, videoart. “Perdja e Hekurt” do të kurohet nga Fondacioni për Artin M.A.M, me pjesëmarrjen e artistëve: Ema Andrea, Klod Dedja, Brigel Gjoka, Heldi Pema, Edit Pula, Armando Lulaj, Olson Lamaj, Helona Ruli, Rubin Beqo dhe student të Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë.

Në oborrin e vilës 31, ose ish-vila e Enverit, më 29 prill, ora 20.00, do të jetë instaluar një videowall, i cili do të transmetojë LIVE për spektatorët jashtë vilës. Ky element merr rëndësi artistike të veçantë në komunikimin e eventit duke iu afruar më shumë kahjes së artit bashkëkohor, është më social dhe larg protokolleve! Një projekt pilot sa i përket raportit të ardhshëm midis artit bashkëkohor dhe objekteve të rëndësisë së veçantë.

Propozimi  i prezantuar nga Ministria e Kulturës, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë mbi mundësitë e ripërdorimit të këtij objekti në kuadrin artistik, si një rezidencë artistike apo hapësirë ekspozimi për të kthyer vilën e diktatorit Enver Hoxha në hapësirë eksperimentale për kulturat e reja artistike në vend.

Ky propozim është shtysa e parë e realizimit në kohë të shkurtër të projektit pilot me titull “Perdja e Hekurt”. M.A.M bashkon objektivat e tij në këtë propozim, me një projekt konkret. Deri më tani projekt – ideja “Perdja e Hekurt” e shpërndarë në artistë të ndryshëm shqiptarë dhe kuratorë ndërkombëtarë ka marrë mbështetjen dhe vëmendjen e tyre.

Ky projekt do të jetë një kthesë konkrete e rivlerësimit të objekteve “të izoluar” si edhe artistëve. Hapja e Vilës së shumëpërfolur nga artistët, mendohet të jetë një ngjarje e rëndësishme në vetvete për të filluar një raport të ri me të kaluarën.{:}