Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Përfundon konkursi “Narracioni i legjendave përmes novelave grafike”, i cili u organizua në kuadër të aktiviteteve të parashikuara gjatë vitit 2014, nga Drejtoria e Trashëgimisë Jomateriale dhe Rijetëzimit të Gjuhës Shqipe. Ky aktivitet, i pari i këtij lloji në Shqipëri, u zhvillua në formën e konkursit, ku rreth 40 pjesëmarrës, studentë, nxënës e artistë profesionistë e amatorë,  paraqitën punimet e tyre , tematika e të cilave  bazohet tek trashëgimia kulturore jomateriale, si psh. përrallat, gojëdhanat, legjendat etj.

Ceremonia  e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet ditën e premte 14 nëntor, ora 10.30 në Ministrinë e Kulturës, ku do të prezantohen tri fituesit e përzgjedhur nga juria me ekspertë të huaj: Toon Horsten-Belgjikë, Igor Prassel-Slloveni dhe Tome Trajkov-Maqedoni . Promovimi i katalogut dhe ekspozita me punimet e pjesëmarrësve do të jenë pjesë e këtij aktiviteti.
Përveç novelave grafike klasike, në këtë ekspozitë do të përfshihen edhe legjendat bashkëkohore urbane të cilat zhvillohen në një kontekst të Trashëgimisë Materiale si psh. qytet muze, monument kulture, etj. Duke qenë se aktiviteti përfshin edhe mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, një rëndësi të veçantë do ti kushtohet përdorimit të onomatopeve në gjuhën shqipe në novelat grafike.
Në fund të ceremonisë parashikohen ligjërata në formën e bashkëbisedimit me anëtarët e jurisë, pjesëmarrësit në konkurs dhe publikun e interesuar.

14 nëntor, ora 10.30, Ministria e Kulturës{:}