Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Mirëpritëm në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Ekonomisë përfaqësuesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO), me në krye znj. Solomiya Omelyan, Drejtoreshë e Zyrës Rajonale për Europën dhe Azinë Qendrore, në kuadër të nisjes së përgatitjeve për Programin e ri të Partneritetit për Vendin (PCP) 2025–2030 për Zhvillimin Industrial të Qëndrueshëm të Shqipërisë.
Ky takim shërbeu për të prezantuar vizionin e ri të UNIDO-s, për të harmonizuar prioritetet strategjike kombëtare dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në mbështetje të zhvillimit industrial, inovacionit dhe qëndrueshmërisë.
Partneriteti, investimet e qëndrueshme dhe drejtimi strategjik janë themeli i këtij bashkëpunimi të ri që synon transformimin e sektorëve prioritarë dhe përshpejtimin e rrugëtimit europian të Shqipërisë.