Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Anrila Spahija është fituesja e bursës “Ardian Klosi” 2015 në Literarisches Colloquium Berlin – Bursa më e re e dedikuar për përkthyes shqiptarë, falë bashkëpunimit të rrjetit TRADUKI me Ministrinë e Kulturës.

Që prej vitit 2007 fondacioni “S.Fischer” jep bursën „Schritte“ (Hapa) që parashikon një qëndrim njëmujor në Literarisches Colloquium Berlin (LCB) për përkthyes të letërsisë së hapësirës së gjuhës gjermane në vendet e Evropës Juglindore dhe Turqi.

Për vitin 2015 janë përzgjedhur fituesit e bursave, ata vijnë nga gjithsej shtatë vende: Dilman Muradoğlu (Turqi), Naim Kryeziu (Zvicër, Kosovë), Andrei Anastasescu (Rumani), Sokol Mici (Shqipëri), Gül Gurtunca (Turqi), Amalija Maček (Slloveni), Mirjana Avramović (Serbi), Aristidh Ristani (Shqipëri), Mira Djordjević (Bosnjë-Hercegovinë) dhe Tina Štrancar (Slloveni). Në përkujtim të përkthyesit të shquar, për Shqipërinë është hapur enkas bursa  “Ardian Klosi”, të cilën këtë vit e fitoi Anrila Spahija.

Urime përkthyesve shqiptarë dhe lexuesve të tyre të ardhshëm!

Info: http://albanian.traduki.eu/{:}