Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Seksioni Kombetar Shqiptar i CIOFF (Këshilli Ndërkombëtar i Organizatave te Festivaleve Folklorike dhe Arteve Tradicionale), partner me UNESCO, organizon Festivalin “Përmeti Multikulturor 2017”, edicioni i15-të.

Ky festival, i kthyer tashmë në një traditë të bukur, fokusohet tek promovimi i diversitetit kulturor, shpalosja e trashëgimisë kulturore jomateriale,  jo vetëm e Përmetit e  zonave perreth, por edhe e pakicave kulturore që jetojnë në Shqipëri, si dhe të ftuarve nga Rajoni.

Nëpërmjet krijimit të hapësirave për shfaqjen e artit e trashëgimisë kulturore të pakicave dhe ballafaqimit të tyre me trashëgiminë shqiptare, ky event kontribuon në ravijëzimin e afrive mes tyre dhe nxitjen e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë midis kulturave, duke e parë inkurajimin e diversitetit, në kuadër të programit të Qeverisë Shqiptare, dhe si një faktor integrimi.

Kjo veprimtari gjithashtu gjallëron jetën  kulturore të zonës, por edhe turizmin, njohjen me monumentet e kulturës e ato natyrore, kostumet, kulinarinë etj.

Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës.

26-28 maj 2017, Përmet{:}