Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Referuar materialit të pozicionit negociator mbi zhvillimet e Cluster II për transpozimin e Acquis të Bashkimit Evropian me legjislacionin shqiptar, dokumentacioni është përcjellë pa komente lidhur me kontributet për avancimin e të Drejtës së Autorit, përfshirë në Kapitullin 7 për “Pronësinë Intelektuale”. Ky fakt pasqyron përkushtimin maksimal dhe punën e jashtëzakonshme të kryer për përparimin e të Drejtës së Autorit në Republikën e Shqipërisë sipas standardeve më të larta Evropiane.”