Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=2479]

 

Muzeu i Artit Mesjetar info Prof Pirro Thomo

Info Muzeu Korce

Përurohet në Korçë  Muzeu i Artit Mesjetar. Në ceremoninë e hapjes  morën pjesë  Kryeministri z. Edi Rama, Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, Zëv/Kryeministri z. Niko Peleshi, Kryetari i Bashkisë së Korçës, z. Sotiraq Filo, përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri, Mitropoliti i Kishes Orthodokse ne Korçë Hirësia e tij Joan , të komunitetit mysliman, deputete, etj

Ndërtimi i godinës së re Muzeut të Artit Mesjetar është një bashkëpunim i Ministrise së Kulturës, Qeverise Greke dhe Bashkise Korçë.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë e ceremoninë e hapjes së Muzeut Mesjetar të Korçës. Në fjalën e tij, kreu i ekzekutivit tha se qeveria e tij ka bërë për trashëgiminë kulturore aq sa nuk është bërë në 25 vjet. Rama tha se ky muze është pjesë e një qasje të re për të rilindur trashëgiminë. “Sot  ne çelim dyert e këtij muzeu që është pjesë e një qasje të re për ta rilindur jo trashëgiminë tonë kulturore, por raportin e respektit me të. Sot edhe pse jemi një vend që nuk i ka të pakufizuara mundësitë financaire dhe kemi kaluar përmes një faze të vështire për të dalë nga një krize e thellë nga cdo sektor, edhe pse na është dashur të shlyejmë shumë borxhe ne kemi bërë për trashëgimin kulturore aq sa nuk është bërë në 25 vite së bashku. Në të njëjtën kohë kur nisëm punën tonë, jo vetëm ky muze priste dorën e qeverisë, por dy qytete muze të Shqipërisë Gjirokastra  dhe Berati kishin hyrë në listën e zezë të UNESCO-s dhe konsideroheshin si pasuri në zhdukje”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se për herë të parë u bë inventari i monumenteve dhe për herë të parë u krijua lista kombëtare e monumenteve të kulturës.

Në fjalën e saj Ministrja Kumbaro u shpreh se : “Mirë është të kuptojmë që ka ikur koha kur barbarët e trashëgimisë kulturore përfundonin në drejtim të paditur që e dinin të gjithe dhe ka ardhur koha kur Kultura është kthyer në motorin tonë të zhvillimit. Mirë është të mos  harrojmë gabimet që të dimë të mbrojmë e të përparojmë”.

Ky është  nje Muze i veçantë përsa i përket numrit të madh  të mjeshtërve, autorëve të ikonave (rreth 10 mjeshtër të ikonografisë) dhe larmisë së fondit të objekteve që administron (8000 objekte të Artit Mesjetar, ndër të cilat 6500 janë ikona)

Në godinën e re të muzeut do të ekspozohen  rreth 400 ikona nga të cilat 250 ikona i prezantohen publikut për herë të parë. Mënyra e ekspozimit vjen në një frymë bashkëkohore me një rend kronologjik të zhvillimit të mjeshtërisë ikonografike në Shqipëri. Prezantimi i trashëgimisë së Artit Mesjetar të rikthen në gjenezën e mistikes dhe ritualeve të shenjta.

Për herë të parë ndërtesa e re e Muzeut siguron infrastrukture në paramentra bashkëkohore teknike, teknologjike, sigurie, konservimi dhe ruajtjeje.

Ështe kryer për herë të parë në kushte bashkëkohore procesi i disifektimit përmes instalimit të nje pajisje te paramentrave moderne, unike ne sistemin e trashëgimisë në Shqipëri.

Ngritja e një laboratori restaurimi i cili do të ofrojë shërbime bashkëkohore jo vetëm për sistemin kombëtar të trashëgimisë kulturore.

Kumbaro vazhdo me tej në fjalën e saj “Jemi këtu  për  të  provuar që  bëmë punën e duhur, në kohën e duhur, dhe zgjedhjen e duhur me Sallën e Artë, me Labirintin e Zi, Sallonin e Kuq, Dhomën e Bardhë, Ballkonin Soditës. Por sidomos jemi të lumtur sepse jo vetëm shpëtuam Thesarin, por ndriçuam një Dritare të rëndësishme të kulturës shqiptare

Kjo është thjesht  koha e Shqipërisë së Brezit Tjetër.

Faleminderit të gjithëve!”.{:}