Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Instituti i Monumenteve të Kulturës,  në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, organizon promovimin e veprës shkencore “Historia e Arkitekturёs nё Shqipёri”, që rikthehet e plotësuar dhe e përditësuar pas 36 vjetësh nga koha kur u shkrua botimi i vetëm kushtuar Historisë së Arkitekturës Shqiptare, Maketi “Historia e Arkitekturës Shqiptare” (1980).

Gjithashtu në këtë event do të prezantohen edhe botimet më të fundit të Institutit të Monumenteve të Kulturës: 2 numra specialë të revistës “Monumentet” kushtuar 10-vjetorit të anëtarësimit të Gjirokastrës në UNESCO dhe 50-vjetorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës, si dhe libri i Profesor Gjerak Karaiskaj “5000 vjet fortifikime në Shqipëri”.

26 PRILL, ORA 17:00, SALLA “AMERICAN CORNER TIRANA” PRANË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE{:}