Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Këtë javë TKOB do të mirëpresë koncertin recital me pjesë të përzgjedhura nga kompozitori Louis Moreau Gottschalk.  Soliste në piano Manjola Trebicka. Aktiviteti artistik i pianistes është i gjerë, prej disa vitesh ajo  jep koncerte në të gjithë Francën e merr pjesë në festivale të ndryshme si ne Ohër me sopranon Inva Mula, e në Chamonix me violinistin Philippe Grafin. Luan në muzikë dhome në festivale të ndryshme e me kuartetin Gaudi.

Zgjidhet ambasadore e pianove “Pleyel-made in France” e jep recitale me integralen e balladave të Shopenit të cilat i regjistron me Atelier d’Euterpe në 2004.

Merr pjesë në përhapjen e muzikës aktuale të kompozitorëve francezë si Pierre Thilloy e Henri Nafilyan, si dhe ne njohjen e kompozitorëve shqiptarë në Francë.

Kushton një pjesë të koncerteve për bamirësi, si për shoqatën CEMPEA, luftën në Kosovë, shërbimin pediatrik të spitalit të fëmijëve Trousseau, fondacionin Rotschild.  Prej vitit 1997 është profesoreshë e pianos dhe e muzikës së dhomës në “Shkollën e Legjionit të Nderit “.

Për gjithë aktivitetin artistik, kulturor e mësimdhënës, nderohet nga Republika Franceze, në Korrik të 2015, me titullin “Chevalier des Palmes Académiques “.

22  janar, ora 19:00, Holli I TKOB{:}