Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Rezidenca e autorëve “POETEKA – Tirana in Between” mirëpret autoren boshnjake Jasna Šamić gjatë muajiit korrik 2017.

Jasna Šamić, shkrimtare, studiuese, autore e 16 librave në frëngjisht, e 11 librave në gjuhën boshnjake, realizuese e 10 filmave dhe dokumentarëve si dhe e mjaft dramave e cila, prej vitit 1977, jeton midis Sarajevës dhe Parisit, mes kulturës perëndimore dhe asaj orientale, mbi të cilat edhe ka kryer studime të thelluara dhe mes letërsisë e filmit si krijimtari.

Programi i qëndrimit të Jasna Šamić në Rezidencën e shkrimtarëve dhe përkthyesve letrarë (i cili mbështet autorë nga rajoni dhe Europa dhe zhvillohet prej 5 vjetësh në Tiranë dhe qytete të tjerë të Shqipërisë, vjen si bashkëpunim me rrjetin TRADUKI, me Ministrinë e Kultures dhe disa prej Ambasadave të shteteve të ndryshme me qendër në Tiranë) i ofron edhe kësaj autoreve mundësi të gjera për t’u përpërfshirë në jetën kulturore të kryeqytetit shqiptar dhe të disa qyteteve të tjerë, që kanë tërhequr vëmendjen e kësaj autoreje lidhur me traditat kulturore, të tillë si Durrësi, Berati, Kruja, Gjirokastra. Veç kësaj, Jasna Šamić po përgatitet të japë kontribut dhe të përfshihet në veprimtari letrare publike.

Veprimtaritë lidhen me specifika e shkrimeve, studimeve dhe filmave të realizuar nga ajo, që nga shkrimi i një romani epistolar e deti tek një teks mbi suveniret dhe shkrimtarët. Interesa të autores janë gjithashtu trashëgimia artistike dhe joartistike e totalitarizmit (për këtë qëllim ka patur tërheqje nga Pavioni i Realizmit Socialist në Galerinë Kombëtare të Arteve). Përpos këtyre janë edhe historia e besimeve dhe e kulteve, tema e mistikës dhe e sufizmit (për këtë ajo ka vizituar dhe krijuar kontakte me Muzeun Kombëtar si dhe me Muzeun Bektashian, Tiranë).

Këtyre interesave i shtohen edhe veprimtari si ajo e datës 21 korrik 2017, në nderim të Hemingway, ku Jasna Šamić, si autore që ka vizituar Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Kubën di dhe ka shkruar mbi Hemingway-n, do të japë kontributin e saj dhe intervista për mediet.

Jasna Šamić ka lindur në Sarajevë (1949), qytet ku dhe ajo ka filluar shkollimin e më pas ka kryer studimet e larta në sistemin liceum, konservator, shkollë muzike dhe në vijim në Universitetin e Sarajevës, ku studioi gjuhë dhe literaturë orientale: gjuhë dhe letërsi perse, arabe dhe turke.

Më pas ajo ka kryer specializime dhe teza pasuniversitare për Gjuhësi të Përgjithshme dhe Turkologji, duke u thelluar me mbrojtjen e tezës doktorale pranë Fakultetit Filozofik të Sarajevës (1977), në Universitetin e Parisit – Sorbonne Nouvelle, ku ajo paraqiti Doctorate d’Etatès Lettres (1984) me temën e saj mbi Sufizmin dhe Historinë.

Jasna Šamić ka qenë Profesor i Letërsisë Orientale në Universitetin e Sarajevës (përjashtuar pa arsye bindëse nga Fakulteti në vitin 1992). Në vitin 1992 ajo ushtroi detyrën si Drejtor i Kërkimeve Shkencore lidhur me CNRS (Qendra Kombëtare Franceze e Kërkimit) dhe më pas si Profesor i Gjuhëve, Letërsisë, Historisë dhe Qytetërimit të Ballkanit pranë Universitetit “Marc Bloch” të Strasburgut, ku dhe bashkëpunoi me programet e Radios franceze: “Radio France Internationale” dhe “France Culture”.

Që nga viti 1974 Jasna Šamić ka qenë anëtare e Bashkimit të Shkrimtarëve të Bosnjës. Duke filluar nga viti 1996 ajo është gjithashtu anëtar i Bashkimit të Shkrimtarëve të Francës. Në vitin 2006 ajo u pranua anëtare e Klubit Ndërkombëtar PEN për Bosnjën dhe Hercegovinën.

Në të shkuarën dhe sot Jasna Šamić ka bashkëpunuar me revista letrare të njohura në rajonin tonë dhe në Europë, ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare në shumë qendra studimore të botës dhe ka dhënë leksione në mjaft universitete të ish-Jugosllavisë dhe Europës. Jasna Šamić është Drejtor i Književna sehara (www.balkan-sehara.com) për shqyrtimet letrar.

Si autore e shumë librave (poezi, romane,) ajo ka botuar në gjuhën frënge dhe në gjuhën boshnjake. Shkruan gjithashtu edhe filozofi dhe ese.

Në vitin 2008 Jasna Šamić fitoi Çmimit Letrar “Stendhal” (Lauréate du program Missions Stendhal). Në vitin 2014 fitoi Çmimi “Gauchez-Pillippot”. Gjatë viteve 2014 dhe 2015 ajo është vlerësuar me Çmimin e Botuesve Boshnjakë.

 

Korrik 2017, Tiranë{:}