Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

POST young albanian artists

 

Më datë 10 Maj 2014 Muzeu i Artit Bashkohor Pino Pascali në Polignano a Mare, në Itali hap për herë të parë një ekspozitë dedikuar një grupi artistësh të rinj shqiptar. Ekspozita e titulluar “Post Young Albanian Artists” e propozuar nga muzeu Pino Pascali në kuadër të shkëmbimeve kulturore të Rajonit të Puglias me Shqipërinë synon të krijojë një ballafaqim artistik të artistëve të rinj drejt një të ardhmeje të re. Disa prej tyre jetojnë dhe punojnë në atdhe, disa në Itali dhe Europë dhe disa të tjerë janë duke u rikthyer në Shqipëri për të kontribuar në artin shqiptar të vendit. Në ekspozitë marin pjesë Alketa Ramaj, Armando Lulaj, Enkelejd Zonja, Endri Dani, Olson Lamaj, Najada Mehmetaj, Remijon Pronja dhe Yllka Gjollesha.

Ekspozita është kuruar nga Antonio Frugis e Roberto Lacarbonara dhe qëllimi i saj është të krijojë një raport vital midis dy brigjeve të Adriatikut,  një hapësirë vizuale e cila flet dhe tregon për t’u njohur më mirë.

“Post Young Albanian Artists” është mundësuar nga fondacioni “Gramsci- Puglia”, Fondacioni  “Pino Pascali”, Rajoni i Puglias, Komuna e Polignano a Mare në bashkëpunim me Ministrinë Shqiptare të Kulturës, Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë dhe Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Ekspozita e cila do të shqërohet edhe me një katalog do të qëndrojë e hapur deri më datë 15 Qershor 2015.{:}