Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Enciklopedia e të gjallëve”, bashkëprodhim i Qendra Multimedia (Prishtinë) dhe Qendrës për Dekontaminim Kulturor (Beograd),  është leksikon teatror serbo-shqiptar, kosovaro-serb. Në të gjërat dhe personat emërohen ashtu siç janë. Porosia bazë e saj është se elita nacionale, nacionaliste, ia shpërndanë të varfërve hashashin e nacionalizmit në mënyrë që varfanjakët serbë e shqiptarë të shfarosen mes veti, ndërkohë që kjo elitë në të dy anët, nga kjo shfarosje e të mjeruarëve, të nxjerr profit dhe të forcoj pushtetin e saj. Mantrat kombëtare shërbejnë për të fshehur thelbin e shtesimit brendakombëtar klasor dhe për të zhvleftësuar esencën e vetive personale të çdo njeriu. “Enciklopedia e të gjallëve”, mund të quhet një ndërhyrje artistike në realitetet kosovare e serbe.

Shfaqjen e kanë mbështetë: Unioni Europian, Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Serbisë.

Teksti: Zllatko Pakoviq e Jeton Neziraj

Regjia: Zllatko Pakoviq

Dramaturg: Borka Paviçeviq e Shkelzen Maliqi

 

Kompozitor: Bozhidar Obradinoviq

Koreograf: Gjergj Prevazi

Skenograf: Krste Dzhidrov

Kostimografe: Marija Pupuçevska

 

Interpretojnë: Adrian Morina, Shengyl Ismaili, Shpetim Selmani, Igor Filipoviq, Faris Berisha, Zlatko Pakoviq

Muzikantë : Bozhidar Obradinoviq, Vladimir Pejkoviq, Zoran Tegeltija

17, 18 nëntor 2015, ora 20:00, Teatri Kombëtar I Kosovës, Prishtinë{:}