Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Marrëveshja parashikon një investim prej 6 miliardë eurosh nga BE, që do të nxisë rritjen ekonomike në të gjithë rajonin, për të kapërcyer hendekun në standardet e jetesës midis Ballkanit dhe BE-së.

Premtimi i BE-së për të përshpejtuar integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tregun Unik dhe mbështetja për forcimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, hap rrugën për perspektivën e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve dhe forcës punëtore, nxitjes së tregut të përbashkët digjital, liberalizimit të transportit dhe integrimit në zinxhirët e furnizimit industrial.