Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në kuadër të muajit të fotografisë “Paris Photo”, galeria  Rhinocéros & Cie, në 156 boulevard Haussmann, nën kujdesin e veçantë të z. Serge Plantureux, në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Francë dhe në praninë e ambasadorit Dritan Tola, organizojnë prezantimin dhe mundësinë e dhënies me dedikim të albumit “Miqësi e Përjetshme” të kërkueses dhe fotografes franceze Anouck Durand, i cili sapo është publikuar nga shtëpia botuese Xavier Barral.
Në album, ku janë paraqitur arkiva të pabotuara më parë, dhe i cili sipas kritikës mund të lexohet si një libër vizatimor, Anouck Durand evokon miqësinë ideologjike midis Kinës dhe Shqipërisë komuniste të viteve 1960-1970, duke kombinuar arkiva të fotografive të kohës, pjesë nga shtypi i shkruar, afishe propagandistike, pjesëza fjalimesh politike, korrespondenca, dhe një histori të bukur dhe prekëse njerëzore midis shqiptarësh, kinezësh, hebrenjsh, etj.!
Ky aktivitet do të zhvillohet paralelisht me ekspozimin në galerinë Rhinocéros & Cie të katër veprave të fotografit japonez Katsuhito Nakazato.{:}