Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=8118]

Sot më 30 Janar,  në ambientet e Ministrisë së Kulturës, u zhvillua takimi informues i programit më të ri komunitar “Creative Europe” 2014-2020 të BE, nga i cili institucionet kulturore publike dhe organizatat jo fitimprurëse të artit dhe kulturës në Shqipëri mund të përfitojnë nga nën-programin “Kultura”.

Eksperti z. Max Fras, në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje për qeverinë shqiptare për pjesëmarrjen në programet komunitare”, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, prezantuan mundësitë e reja për të përfituar nga programi i ri “Creative Europe”, referuar thirrjeve për projekt aplikimet më të afërta, kriteret e nevojshme që institucionet, subjekte shqiptare aktive në fushën e Artit dhe Kulturës duhet të përmbushin, si dhe njohjen me formatet e aplikimeve përkatëse.

Pjesëmarrës në këtë takimin e sotëm ishin rreth 73 përfaqësues nga institucione publike, organizata private, fondacione kulturore, OJQ, shtëpi botuese, gazetarë të cilët gjatë takimit, përtej interesit të shprehur, u konsultuan dhe bashkëbiseduan mbi modalitetet teknike për përgatitjen e aplikimit dhe paraqitjen e projekteve si aplikantë potencialë, përkrah partnerëve në nivel evropian.

Në përfundim, përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës shprehën mbështetjen dhe organizimin e aktiviteteve pasuese, në nivel teknik, në mbështetje të subjekteve potencialë të mundshëm për të aplikuar në thirrjet e nën-programit “Kultura“ për vitin 2014.

Ky takim si dhe anëtarësimi i Shqipërisë në rrjetin letrar “Traduki”, janë në vazhdën e nismave që Ministria e Kulturës ndërmerr për të t’u krijuar akses ndërkombëtar artit dhe kulturës shqiptare.{:}