Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Edicioni i kësaj radhe vjen me një fytyrë provokuese, me temën “Corruption”, shkruar me trëndafila rozë në afishen zyrtare të Festivalit. “Ky është edhe një qëllim i festivalit”, – shprehet drejtori artistik Veton Nurkollari, – “të provokojë biseda mbi një fenomen ekzistues me të cilin nuk duam të pajtohemi. Është mirë të flitet për të nëpërmjet filmit, me një program të posaçëm filmash tematikë, por edhe të krijohet debat. Ne synojmë të prekim audiencën fizike të festivalit me rreth 60.000 mysafirë, por edhe më gjerë nëpërmjet mbulimit mediatik”. Ministrja Kumbaro përshëndeti festivalin dhe theksoi se ndihet krenare që Ministria e Kulturës e mbështet këtë festival për të tretin vit radha {:}