Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në ambientet e Bulevard Art and Media Institute dhe Destil Creative Hub, u prezantua “Manuali Shqiptar për artin dhe edukimin”, një botim i cili përmban një plan kohor të Institucioneve të Artit Shqiptar, në vitet 1920 – 1989 duke u fokusuar te arkitektura e Liceut Artis- tik “Jordan Misja” dhe Universiteti i Arteve në Tiranë. Botimi është shkruar nga studiuesit Jonida Gashi, Jora Kasapi, Ermir Hoxha, Raino Isto dhe Ylber Marku.