Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në një takim me mediat, sot në TKE “Spahivogli” u prezantua projekti më I ri në lidhje me dramën shqipe “Punishja e dramës shqipe 1”. Nisja e këtij projekti shënon njëkohësisht çeljen e shkollës së TKE “Spahivogli”.
“Punishja e dramës shqipe 1” tenton të mbledhë dhe të bëjë produktiv të rinj me interesa në fushë të krijimtarisë dramatike, që kanë mbaruar shkollën e lartë për teatër, letërsi a shkenca shoqërore dhe që duan të mësojnë artin eshkrimit dramatik. Të edukojë artistikisht në fushë të shkrimtarisë dramatike nëpërmjet seancave të shkrimit dhe koslultimeve teknike. Ngritje kapacitetesh njerëzore në fushë të shkrimtarisë për teatrin, nëpërmjet bisedave dhe koslultimeve me literaturën bashkëkohore në fushë të teknikave dhe teknologjive të shkrimit. Rritje dhe zhvillim audiencash nëpërmjet leximeve skenike dhe organizimit të dialogut krijues.

Qëllimet kryesore të këtij projekti janë:
të organizojë të parën shkollë të shkrimit dramatik të bindur se do hedhim farën për krijimin e komunitetit të ardhshëm të dramaturgëve të rinj në Shqipëri dhe do japim një dorë në zgjidhjen e krizës së dramës shqipe.
Të mësojmë teknikat bazë të shkrimit dramatik njerëzve që kanë dëshirë të investojnë vlerat e tyre në fushë të shkrimtarisë për teatrin.
Të nxisim zhvillimin e projekteve dramatike në bashkëpunime të ardhshme me regjisorë teatri
Të nxisim kulturën e leximeve skenike dhe të përfitojmë një autor të ri karriere.

Në fazën e parë 19 Dhjetor 2014 – 15 Janar 2015 do të bëhet shpallja e konkursit të sinposeve dhe grumbullimi i tyre nga TKEKS. Vlerësimi i tyre do të bëhet nga një juri profesioniste.
Më 19 Janar 2015 do të shpallen 5 fituesit e konkurimit.Në edicionin e vet të parë do bëhen bashkë pesë të rinj, që do dalin fitues nga konkursi që do shpallë ky teatër me sinopse për vepra dramatike. Çdo sinops do jetë në masën një deri në dy faqe.
Në fazën e dytë 19 Janar – 22 Shkurt 2015 do të organizohet workshopi me fituesit, gjatë të cilit do formësohet struktura e teksteve dramatike, por jo drama e përfunduar.
Faza e tretë 23 Shkurt – 15 Mars 2015 do jetë faza e leximeve publike të teksteve dramatike të përftuara nga ëorkshopi. Leximi do relaizohet nga aktorët e teatrit në prani të autorit.
Faza e katërt 20 Mars 2015 do shënohet me shpalljen e tekstit fitues.
Faza e pestë 20 – 31 Mars 2015 ka të bëjë me përgatitjen e punës, platformës dhe stafit realizues të laboratorit teatror.
Faza e gjashtë 1 Prill – 29 Maj 2015 është faza e realizimit skenik mbi bazën e bashkëpunimit mbi tekstin të të gjithë artistëve krijues.
Faza e shtatë 30 Maj 2015 do të jetë premiera e shfaqjes dhe përballja me publikun dhe kritikën.{:}