Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Pas një pune dy-vjeçare, Ministria e Kulturës do të prezantojë projektligjin e ri të trashëgimisë në konferencën ndërkombëtare “Kontribute në përpunimin e projektligjit të ri mbi trashëgiminë kulturore”,

Konferenca organizohet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Fondacionin italian Flaminia, Universitetin e Bolonjës dhe një sërë partnerësh të tjerë,

Në konferencë do të referojnë ekspertë ligjorë të huaj edhe vendas në fushën e trashëgimisë kulturore, si edhe do të prezantohet projektligji i ri i “Trashëgimisë Kulturore”, duke nisur me këtë prezantim edhe sesionet e konsultimeve të projektligjit nga Ministria e Kulturës.

Ju mirëpresim!

26 tetor 2016, ora 9:30, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranes, Aula 402{:}