Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Në eventin e orgazinuar nga AADF, ku mori pjesë Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, u lançua Programi i Akcelerimit për Startup-et, në partneritet me Platformën Globale lider në inovacion Plug & Play, i cili do të jetë në zbatim për një periudhë 10 mujore në Qendrën e Inovacionit së AADF në Piramidën e Tiranës, si një hapësire pune në ekip, për të nxitur bashkëpunimin dhe mbështetjen e startup-eve shqiptare më kapital mentorimi, rrjetëzim dhe akses në tregjet globale.
Ky program, tashmë në Shqipëri, do të mbështesë 10 startup-et më të mira duke u ofruar atyre trajnime shtesë në Silicon Valley ose në juridiksione të ngjashme për deri në 10 javë.
Operacionet e Plug and Play do të plotësojë ëndrra të mëdha dhe duke i ndihmuar të rinjtë të bëjnë hapin e ardhshëm në udhëtimin e tyre sipërmarrës. 👫✨