Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Nis i pari program studimi në Shqipëri “Master Profesional në RESTAURIM MONUMENTESH KULTURE”. Ky program realizohet nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës  dhe zhvillohet në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës, Institutin Arkeologjik, me universitetet e huaja partnere të FAU dhe me Bashkinë Korçë.

Programi do të zhvillohet në qytetin e Korçës, është me kohë të plotë, me kohëzgjatje të rregullt 1 vit (60 ECTS). Gjithsej për vitin akademik 2016-2017 do të pranohen 50 studentë. 8 kuota janë të rezervuara për studentët e Republikës së Kosovës dhe studentët me kombësi shqiptare nga Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci.

Aplikime deadline:30 shtator 2016

 

LAJMËRIM

 

Hapet në FAU programi i ri i studimit Master Profesional në RESTAURIM MONUMENTESH KULTURE, i pari program i këtij lloji në Shqipëri. Ky program do të zhvillohet në qytetin e Korçës, është me kohë të plotë, me kohëzgjatje të rregullt 1 vit (60 ECTS). Programi zhvillohet në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës, Institutin Arkeologjik, me universitetet e huaja partnere të FAU dhe me Bashkinë Korçë.

Gjithsej për vitin akdemik 2016-2017 do të pranohen 50 studentë.

8 kuota janë të rezervuara për studentët e Republikës së Kosovës dhe studentët me kombësi shqiptare nga Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci.

Mund të aplikojnë:

– Studentët që kanë një Master Shkencor në Arkitekturë / Urbanistikë (FAU)

– Studentët që kanë një Diplomë të sistemit 5 vjeçar në Arkitekturë / Urbanistikë (FAU)

– Studentët që kanë një Master (profesional ose shkencor) në Inxhinieri Ndërtimi (FIN)

– Studentët që kanë një Bachelor në Arkitekturë

– Studentët që kanë një diplomë të ngjashme me programet e mësipërme (do të vlerësohen nga komisioni)

-Studentët që kanë mesatare të studimeve bachelor / master i ntegruar mbi 7.

Aplikimet mund të kryhen pranë sekretarisë mësimore në FAU në datat 1-30 Shtator. Dokumentacioni i nevojsh është:

-Kërkesë për regjistrim

-CV e kandidatit

-Dëshmi e gjuhës së huaj niveli B1 (kopje e noterizuar)

-Diploma dhe lista e notave bachelor / master (kopje e noterizuar){:}