Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Programi i Punësimit – Thirrja për Punëdhënësit dhe Punëkërkuesit Një program 1 vjeçar i cili synon të përshtasë nevojat e individëve të papunë me kërkesën e punëdhënësit duke i subvencionuar ato. Ja se si funksionon:

  • Për të punësuar këta punëkërkues, punëdhënësi subvencionohet me financim deri në 6 paga dhe 12 muaj të kontributeve shoqërore e shëndetësore.
  • Për t’ju ardhur në ndihmë personave që kanë vështirësi ky program mendon edhe më shumë, duke ofruar subvencionim për:

▪️shpenzimet e transportit dhe ndjekjen e çerdhes ose kopshtit të fëmijëve në ngarkim. ▪️për personat me aftësi të kufizuar, programi subvencionon edhe përshtatjen e vendit të punës.

  • Aplikoni si biznes në e-Albania në shërbimin “Aplikim për programet

e nxitjes së punësimit “

  • Aplikoni si punëkërkues në e-Albania në shërbimin “Aplikim si punëkërkues”

Për më shumë informacion, drejtohuni në www.puna.gov.al