Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në zbatim të ligjit nr.22/2018 “Për strehimin social”, i ndryshuar, akteve nënligjore të tij, si dhe Strategjisë së Strehimit Social 2016-2025, në muajin Dhjetor 2024 hapi thirrjen për të gjitha bashkitë në rang vendi, për aplikim dhe mbështetje financiare nga buxheti i shtetit për projektet e strehimit për vitin 2025, referuar kërkesave të përcaktuara në Termat e Referencës të miratuara për vitin 2025.

Pas mbledhjes së Komisionit të Vlerësimit të Projekteve, ky i fundit pasi shqyrtoi projekt-propozimet e dërguara nga bashkitë aplikuese, vendosi shpalljen fitues të 35 projekteve me një vlerë totale investimi rreth 1 miliard lekë. Nëpërmjet këtyre projekteve adresohen nevojat e 1253 familjeve gjithsej. Këto projekte do të zbatohen nga bashkitë dhe do të financohen në dy vite buxhetore, përkatësisht në vitet 2025 dhe 2026. Më poshtë renditet secila bashki me projektin e shpallur fituese dhe numrin e familjeve.

  1. Bashkia Maliq me projektin “ Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 39 familje;
  2. Bashkia Delvinë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 12 familje;
  3. Bashkia Pustec me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 14 familje;
  4. Bashkia Përmet me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 22 familje;
  5. Bashkia Tiranë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 4 familje;
  6. Bashkia Fushë-Arrëz me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 8 familje;
  7. Bashkia Kamëz me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 42 familje;
  8. Bashkia Patos me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 20 familje;
  9. Bashkia Devoll me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 104 familje;
  10. Bashkia Cërrik me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 17 familje;
  11. Bashkia Korçë me projektin “ Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 30 familje;
  12. Bashkia Durrës me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 14 familje;
  13. Bashkia Kucovë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 40 familje;
  14. Bashkia Shkodër me projektin “Përmirësim i infrastruktures, kryesisht në zona informale që janë në proces legalizimi, në zona banimi me mungesë shërbimesh si ujësjellës, kanalizime etj., ose ku këto shërbime janë të papërshtatshme “Rikonstruksion rruga Roza Lejn dhe Degëzime”, për 157 familje;
  15. Bashkia Vau i Dejës me projektin “Përmirësim i infrastruktures, kryesisht në zona informale që janë në proces legalizimi, në zona banimi me mungesë shërbimesh si ujësjellës, kanalizime etj., ose ku këto shërbime janë të papërshtatshme, Rruga”Xhamise-Bejta-Malaj-Meti Selman Ymeraj-Hasmegaj”, për 102 familje;
  16. Bashkia Gjirokastër me projektin “Përmirësim i infrastruktures, kryesisht në zona informale që janë në proces legalizimi, në zona banimi me mungesë shërbimesh si ujësjellës, kanalizime etj., ose ku këto shërbime janë të papërshtatshme, “Rikonstruksion i rrugës Baba Selimi, Zinxhira, Gjirokastër”, për 98 familje;
  17. Bashkia Kolonjë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 14 familje;
  18. Bashkia Mat me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara”, për 53 familje;
  19. Bashkia Roskovec me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 16 familje;
  20. Bashkia Gramsh me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 37 familje;
  21. Bashkia Sarandë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 4 familje;
  22. Bashkia Tropojë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 11 familje;
  23. Bashkia Berat me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 43 familje;
  24. Bashkia Divjakë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 6 familje;
  25. Bashkia Librazhd me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 59 familje;
  26. Bashkia Prrenjas me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 36 familje;
  27. Bashkia Dimal me projektin nr. 1 “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 23 familje;
  28. Bashkia Tepelenë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 21 familje;
  29. Bashkia Selenicë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 58 familje;
  30. Bashkia Memaliaj me projektin nr.1 “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 52 familje;
  31. Bashkia Dibër me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 29 familje;
  32. Bashkia Klos me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 32 familje;
  33. Bashkia Peqin me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 5 familje;
  34. Bashkia Vlorë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 23 familje;
  35. Bashkia Himarë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 8 familje;