Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Viti 2025 ka gjetur shumë prej qytetarëve me të ardhura të ulëta ekonomike në shtëpi të reja, të restauruara, larg shiut dhe të ftohtit!
847 familje në 22 bashki përfituan në vitin 2024, ndërkohë që puna vazhdon për të sjellë më shumë shpresë dhe siguri për ata që kanë më shumë nevojë.
Rikujtesë për Bashkitë e Vendit!
Vijon të jetë e hapur thirrja për aplikime në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social 2025-2026. Bashkitë kanë mundësinë të përfitojnë financime për projekte që përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe ofrojnë siguri për qytetarët.
Afati i aplikimit: 31 Janar 2025
Për informacione të mëtejshme, mund të kontaktoni në: drejtoria.strehimit@meki.gov.al