Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Projekti Artistik “Corpo e Corpi” prezanton  artisten Antonella Pagnotta në Zeta Galeri. Ky është një  event që i kushtohet figurës së gruas italo-shqiptare.  Aktiviteti në fjalë fokusohet  tek roli  i femrës si nënë,  artiste dhe  urë shkëmbimi e bashkëpunimi kulturor.  Artistja prezanton një vepër (triptik) dhe tre video që shpalosin veprimtarinë më të fundit të artistes dhe motivet e ardhjes në Shqipëri. Gjithashtu në ambientet e jashtme të galerisë,  në zonën e ish-Bllokut, do të performojnë një grup studentësh  të Universitetit të  Arteve. Performimi  konsiston në një interpretim real në rrugë, i prekshëm nga kalimtarët me synimin që të shkundë njerezit dhe të tregojë që ky qytet ka lëvizje të fortë artistike, e mbështetur kjo dhe nga prezantimi i  kritikut Marcello Francolini. Eventi është realizuar nga Grupi “CorpoCommune” dhe mbështetet nga MK.

12 dhjetor, ora 19.00, Galeri “Zeta”{:}