Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Organizohet në Tiranë, në Ministrinë e Kulturës, mbledhja e dytë e Komitetit Drejtues të Projektit ArTVision, financuar nga Programi IPA Adriatik Corss Border 2007-2013. Ky projekt  ka strukturuar e integruar një partnership të përbërë nga partnerë institucionalë e teknikë në 4 shtete. Institucionet e larta përfaqësohen nga Rajoni i Puglia-s dhe Rajoni i Veneto-s në Itali, Qarku Primorje Gorski Kotar – Kroaci, Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi si dhe partnerë teknikë si Fondacioni i Pino Pascali dhe Accademia delle Belle Arti e Venezia-s në Itali; Kanal RI Kroaci, Fakulteti i Artit Dramatik Mali i Zi dhe Universiteti i Arteve Tiranë.

Objektivi kryesor i  projektit është mbështetja dhe promovimi i artit bashkëkohor përmes përdorimit strategjik të komunikimit dhe punës në rrjet ndërkufitar. Arti bashkëkohor shqiptar do të pasqyrohet përmes produkteve audiovizualë që do të realizohen enkas për këtë projekt dhe, në ndryshim nga shfaqjet ‘ live’ gëzojnë përparësitë e komunikimit specifik dhe për një kohë të pakufizuar me publikun e tyre, me  transmediale të komunikimit si: TV ekzistuese, Web TV, Rrjete Muzeumesh e Galerish të Arteve Pamore, Festivale të tipologjive të ndryshme, Rrjete sociale, Multiplatforma, Smartphone, etj, fillimisht në një hapësirë që përfshin shtetet të cilat lagen nga deti Adriatik e më tej edhe përtej këtyre kufijve.

27, 28 shkurt 2014, Ministria e Kulturës, ora 10.00-16.00 | Harta interaktive openstreetmap.org{:}