Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Projekti ” Lugina e Qëndresës”  do të zhvillohet nga Instituti i Studimeve Politike ditën e hënë 23 Maj, në ditën e përkujtimit të revoltës së Spaçit, për opinionin publik, për studentët dhe studiuesit.  Projekti “Lugina e Qëndresës” një projekt me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës ka në qëndër të tij  burgun-kamp të Spaçit.

Ky projekt risi për herë të parë sjell informacion për burgun e spaçit i përmbledhur në një destinacion dhe në formë “Muzeale “.  Gjithëkush që nga sot do të kërkoj infromacion për Spaçin do të ketë mundësi që të marë inormacion të detajuar duke ju drejtuar një destinacioni www.luginaeqëndresës.al.  Forma e dhënies së informaciont i është përshtatur mënyrës së organizimit të një “Muzeu Real” duke u organizuar në galeri dëshmi vizuale dhe design të kuruar.

Informacioni që përmban kjo galeri është nga materialet e arkivës së Ministrisë së Brëndëshme që dalin në dritë për të dëshmuar se si organizohej burgu i Spacit. Hartat ku tregohet skema ë orgnizimit të burgut, dokumenta që dëshmojnë mbi përditshmërinë e burgut të Spacit tentativa dhe aratisje, si dhë trajtimi që sistemi i bënte njerëzve të vet.

Gjithashtu për herë të parë revolta 3 ditore e Spaçit dhe dinamika e atyre 3 ditëve vjen për opinionin e gjerë në një video të animuar 5 minutëshe.  Për krijimin e saj është bazuar në dëshminë e dy protagonistëve të asaj dite si edhe raportit të komandës dërguar Ministrisë së Brendëshme për atë revoltë organizuar 21 dhe 23 Maj 1973.{:}