Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në Kuvend për të ardhmen e të rinjve shqiptarë!

Diskutuam sot Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, në kuadër të IPA III, për zbatimin e Programit Operacional Shumëvjeçar për Punësimin e të Rinjve (2024–2027).

Me një vlerë totale prej 63.5 milionë euro, bashkëfinancim mes BE-së dhe buxhetit të shtetit, ky është programi më i madh ndonjëherë i dedikuar punësimit të të rinjve në Shqipëri.

Ky program është një hap konkret drejt përmbushjes së standardeve sociale dhe ekonomike të BE-së, duke ndërtuar ura reale për integrimin europian.