Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Nisin efektet e para të zbatimit të marrëveshjes mes OBP dhe AKPA lidhur me rekrutimin e punëkërkuesve të papunë në projektet e tenderuara nga organi qendror blerës.

Gjatë periudhës shkurt–qershor 2025, 50 persona të regjistruar si të papunë janë rekrutuar në projektet e prokuruara nga OBP!

Kjo është realizuar përmes vendosjes së kriterit me pikëzim gjatë fazës së tenderimit të procedurave, ku Operatorët Ekonomikë marrin angazhimin për të rekrutuar punëkërkues të papunë të regjistruar pranë Zyrave të Punës.