Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=8133]

Akademia e Shkencave, Ministria e Kulturës në bashkëpunim me  Këshillin e Muzikës Shqiptare dhe Qendrën Kulturore“ÇESK ZADEJA” organizuan në sallën “Tefta Tashko Koço” në Ministrinë e Kulturës, promovimin e CD-së “ALBANIAN MEMORIES” si dhe koncertin me muzikë violinistike shqiptare nga Klajdi Sahatçi në violinë dhe Dhurata Lazo-Bejleri në piano.

Në këtë promovim morën pjesë personalitete të muzikës si dhe të ftuar të tjerë.  Akademiku Vaso Tole theksoi  rëndësinë e kësaj CD-je me muzikë shqiptare nga  Pjetër Gaci, Albert Paparisto, Feim Ibrahimi, Çesk Zadeja, Rafet Rudi, Nikolla Zoraqi, Eriona Rushiti, Aleksandër Peçi dhe Thoma Simaku, duke vënë theksin në promovimin e autorëve shqiptarë të periudhës para viteve ‘90. Në promovim folën dr. Mikaela Minga  me temën “Rëndësia e krijimtarisë muzikore shqiptare për violinë” dhe prof. Roland Xhoxhi  mbi  “Vlerat interpretative të dyshes Sahatçiu-Lazo në realizimin e “Albanian memories”. Përshëndetja nga Alban Zadeja, qendra kulturore “Çesk Zadeja” u shoqërua me ndarjen e CD-ve dhuratë për violinistët e vegjël të së ardhmes.

Dy artistët përshëndetën të pranishmit me pjesët muzikore:

“Sonata”, për violinë dhe piano nga Çesk Zadeja (1927-1997)
“Scherzo”, për violinë dhe piano nga Feim Ibrahimi (1935-1997)
“Memory”,për violinë dhe piano nga ErionaRushiti
Pjesë për piano: “Improvizim”, “Prelud” dhe “Toccata”, nga Çesk Zadeja (1927-1997)

Realizimi i “Albanian Memories” ka  të bëjë me rivlerësimin dhe ridimensionimin e asaj që ne e quajmë muzikë shqiptare dhe shkollë kombëtare muzikë. Me një traditë gati një shekullore , muzika shqiptare në përgjithësi dhe ajo për violinë në veçanti, u bë mjaft popullor në Shqipëri pas themelimit  të shkollave të para të muzikës  rreth viteve ‘50, ku violina si instrument  u studiua  në këto shkolla në Tiranë , Shkodër, Korçë , etj  . E rëndësishme mbetet të theksohet  ardhja nga ish-Bashkimi Sovjetik , i grupit të parë të kompozitorëve profesionistë shqiptarë si: Çesk Zadeja , Tish Daija , Dhora Leka, Albert Paparisto, Kozma Lara, Nikolla Zoraqi, Pjetër Gaci, Tonin Harapi etj, të cilët krijuan veprat e para për violinë, një pjesë e të cilave janë në këtë CD. Në qendër të grupit të kompozitorëve zgjedhur nga duo Sahatçi – Lazo është padyshim figura e Çesk Zadesë. Ai konsiderohet si ” babai ” i muzikës shqiptare, themelues i fakultetit të muzikës në Institutin e Lartë të Arteve dhe ideologu i parimeve të shkollës muzikore shqiptare. Kjo shkollë e ndërtuar nën shembullin e shkollave të muzikës kombëtare në Evropën e shekullit të 19, u mbështet  fort në tokën amtare, në trashëgiminë e muzikës popullore shqiptare, gjë që duket dukshëm në  titujt e pjesëve të zgjedhura të muzikës (si baladat, vallet ), kryesisht duke përmendur tema origjinale të muzikës popullore shqiptare.

FOTO: Erion Kovaçi{:}