Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Një histori e mrekullueshme përjetimi dhe kontributi e njërit prej emrave të shquar të muzikës, Bojan Adamiç, në Shqipërinë e viteve ‘40-të. Libri i Prof. Vasil Toles nxjerr në pah dashurinë që kompozitori slloven kishte për Shqipërinë, kulturën, traditëm, vallet e njerëzit. Një histori që meriton të njihet nga publiku shqiptar, e jo vetëm.
Në një ceremoni të mbështetur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, patëm kënaqësinë të promovojmë këtë libër në prani të personaliteteve të shquara të kulturës në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe në prezencë të Zv/Ministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj. Lira Pipa.
Nën kujdesin e Ambasadorit të Republikës së Sllovenisë në Tiranë, z. Peter Japelj, eventi u hap nga znj. Alda Bardhyli, Drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit për të vijuar më pas me dedikimin e shkrimtarit z. Arian Leka, producenti televiziv z. Pleurat Himaduna, si dhe nga vetë autori z. Vasil Tole.
Në përmbyllje të eventit, vajza e Bojan Adamiç, Alenka, ndau refleksione dhe histori të rëndësishme për të atin e saj, artist i cili do jetojë gjatë përmes muzikës së tij.
Në këtë ngjarje, të pranishmit patën mundësinë gjithashtu të shijonin live interpretimin e një nga këngëve më të njohura të orkestruara nga vetë Adamiç, “Këngë moj”, interpretuar nga Valton Beqiri dhe Besnik Krajku.