Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Rezultatet e zbulimeve arkeologjike të vitit 2012 vijnë në një botim. Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik (ASHA) me Institutin e Arkeologjisë, u publikua vepra “Varreza e periudhës romake në Durrës”. Një botim mbi studimin e materialit arkeologjik, të zbuluar nga gërmimi arkeologjik i shpëtimit, të varrezës antike të periudhës romake në Durrës. Vepra u promovua ditën e enjte në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave. Dy përgatitësit e këtij botimi shumë të rëndësishëm në fushën studimore arkeologjike, Rudina Kule Zoto dhe Luan Përzhita, përshkruan punën e bërë në terren, deri në botimin e këtij studimi, për t’jua kënë fjalën vetë të rinjve që zhvilluan studimet në terren. E pranishme në promovim ishte dhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, sipas së cilës “vepra të tilla na japin shpresë se fusha e studimeve, sidomos në këtë lëmë, po merr një hov të ri, të konkurrueshëm me nivelet ndërkombëtare, jo vetëm prej profesorëve tanë të nderuar, por edhe prej një brezi të ri, që ka vendosur të ndjekë shembullin më të mirë të paraardhësve”.{:}