Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Projekti i Kinemasë Shqiptare (ACP) do të zhvillojë punëtori rajonale trajnimi në Ballkanin Perëndimor për profesionistët e arkivave audiovizive. Këto arkivistë janë duke punuar përtej mundësive për të ruajtur një trashëgimi të rrezikuar audiovizive e që ka pasur shumë pak mundësi të shihet përtej kufijve të rajonit.

ACP po bashkëpunon me Federatën Ndërkombëtare të Arkivave të Filmit (FIAF), Muzeun George Eastman (GEM), AV Geeks, Arkivi i Medias në San Francisco (SFMA), Bibliotekën e Kongresit Amerikan (LOC) dhe Ministria e Kulturës Shqiptare për të nisur Punëtoritë Arkivat në Lëvizje (AIM Workshops).

Punëtoritë praktike të tipit laborator për profesionistët e arkivave, do të drejtohen nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë profesionistë të arkivave audiovizive, të cilët do të dhurojnë kohën dhe ekspertizën e tyre, sepse për ta është e rëndësishme të punojnë me arkivat në rrezik dhe t’i aftësojnë arkivistët në procesin e prezervimit të koleksioneve audiovizive. Qëllimi i AIM është të punojë me pjesëmarrësit në mënyrë që ato të maksimizojnë burimet që kanë në dispozicion, të punojnë me buxhete të kufizuara dhe numër të pakët punonjësish, dhe në të njejtën kohë të tregojë se si një nismë e vogël e tipit bëje-vetë shkon shumë përtej kur kombinohet me ekspertizën dhe njohuritë bazë të punonjësve të arkivave.

AIM angazhohet të verë në dispozicion të arkivistëve teknologjitë më të fundit dhe praktikat më të mira për të dixhitalizuar, dokumentuar dhe shpërndarë koleksionet e tyre nëpërmjet një katalogu të përbashkët online që do të ndërtohet gjatë punëtorive dhe do të mirëmbahet nga ACP dhe partnerët Internet Archive dhe A/V Geeks me kontributin e vazhdueshëm të arkivave pjesëmarrëse. Çdo pjesëmarrës është ftuar të sjellë me vete një bobinë filmi nga arkivat e tyre të cilën do ta dixhitalizojnë gjatë punëtorive. Gjithashtu, do të punohet në grup për prezervimin dixhital të një filmi me metrazh të gjatë nga fondi i AQSHF-së si dhe materialet shoqëruese si foto, poster, dokumente të shkruara, etj.

Gjatë punëtorive, do të ketë një seri shfaqjesh filmike dhe programesh të hapura si për publikun ashtu edhe për pjesëmarrësit e seminarit, duke përfshirë:

• Shfaqje në AQSHF e filmit TOMKA DHE SHOKËT E TIJ (Xhanfise Keko, 1977) i restauruar nga Biblioteka e Kongresit Amerikan dhe ACP. Disa nga aktorët dhe autorët e filmit do të jenë të pranishëm për të ndarë përvojat e tyre të punës në këtë film të dashur shqiptar.

• Shfaqje dhe bisedë me regjisoren serbe Mila Turaljic, autoren e filmit dokumentar të vlerësuar me çmime CINEMA KOMUNISTO (2011) që flet për lulëzimin dhe rënien e studios filmike Avala Film në ish-Jugosllavi.

• Shfaqje dhe diskutim me producentin slloven Bostjan Virc mbi dokumentarin e tij të vlerësuar me çmim HOUSTON, KEMI NJË PROBLEM! (Ziga Virc, 2016) që dëshmon rolin e Marshall Titos dhe ish-Jugosllavisë në garën për hapësirën mes SHBA dhe BRSS në vitet 1960.

• Dita e Filmit Privat për të parën herë në Shqipëri. Dita e Filmit Privat është një festë për filmat amatorë dhe filmimet private që mbahet çdo vit në shumë vende lokale në mbarë botën, zakonisht në muajin tetor. Aktivitetet e Ditës ë Filmit Privat i ofrojnë mundësi individëve dhe familjeve për të parë dhe ndarë mes komunitetit të tyre filmat që kanë xhiruar vetë dhe kështu të mësojnë se si të kujdesen për to që edhe brezat e ardhshëm të kenë mundësinë t’i shohin.

Sesioni i parë intensiv 2 javor për prezervimin e koleksioneve audiovizive do të mbahet në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) në Tiranë, nga 17-28 tetor 2016.

 

Do të marrin pjesë rreth 40 arkivistë nga institucionet e mëposhtme:

 

SHQIPËRIA

Albanian National Film Archives (AQSHF)

Center for Openness and Dialogue (COD)

Marubi Academy of Film and Multimedia

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH)

 

BOSNIA & HERZEGOVINA

Cinematheque of Bosnia & Herzegovina

Kinoteka Republike Srpske

 

KROACIA

Croatian National Film Archives (Hrvatski Filmski Arhiv)

Croatian Radio Television (HRT)

State Archive in Split (DAST)

 

KOSOVA

Kosova Film

Kosovo CInematography Center

National Library of Kosova “Pjeter Bogdani”

Radio Television Kosovo (RTK)

 

FYR MACEDONIA

Cinematheque of Macedonia

 

MALi I ZI

Cinematheque of Montenegro

 

SERBIA

Filmske Novosti

Yugoslav Cinematheque

 

SLLOVENIA

Slovenian Cinematheque

Slovene Film Archives{:}