Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=8478]

Me rastin e Vitit te Ri Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë  dhe Teatri i Kukullave në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës  do të organizojë në datën 26.12.2013 në sallën e Teatrit Kombëtar mbrëmjen Gala. Ky aktivitet ju kushtohet të  gjithë fëmijëve  të Tiranës atyre në nevojë , fëmijëve të sëmurë teështruar në spitalin pediatrik, fëmijëve jetimë, fëmijëve të policëve të rënë  në krye të detyrës. Kjo mbrëmje do të jetë shumë e pasur me numra artistik të përgatitur nga fëmijët e Qendrës dhe  aktorët  profesionistë të Teatrit të Kukullave për ti dhënë  mundësinë që  të ndjekin edhe  ata fëmijët  që nuk kanë mundësi  të jenë  prezent  ne Teatër. Spektakli do tëmund te ndiqet edhe nga spectator jashtë Teatrit, nëpërmjet dy monitorëve të mëdhenj. Në këtë mbrëmje festive do të marrin pjese edhe fëmijë  nga Kosova.{:}