Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Shfaqja e radhës e Qendrës Multimedia “një shfaqje teatri me 4 aktorë me disa derra me disa lopë me disa kuaj me një kryeministër me një milka e me disa inspektorë vendës e ndërkombëtarë” pas Prishtinës mbrrin edhe në Tiranë.

Shfaqja do të prezantohet në Teatrin Kombëtar Eksperimental, në kuadër të aktivitetit dramaturgjik “Quhem Ballkan” .

Shfaqja “një shfaqje teatri me 4 aktorë…” është shkruar nga një cinik kosovar, kurse regjinë e ka bërë Blerta Rrustemi – Neziraj.  Interpretojnë aktorët e njohur nga Kosova, Shengyl Ismaili, Adrian Morina, Ernest Malazogu dhe Shpetim Selmani. Muzikant të shfaqjes jan Art Lokaj dhe Drin Tashi.

Mbas daljes tragjikomike të Britanisë së Madhe nga BE, vendi i ngelur bosh duhet të plotësohet shpejt, përndryshe BE do të mund shkatërrohet.

 

Evropa ka kthyer sytë nga Kosova, e cila papritur gjendet para një mundësie historike të cilën ajo medoemos dëshiron ta shfrytëzojë. Por, siç ngjan zakonisht,  ekziston edhe një sfidë e madhe. Pos Kosovës, mundësinë për të hyrë në BE e ka edhe Serbia.

 

Njerëz dhe kafshë në Kosovë mobilizohen t’i plotësojnë më mirë dhe më shpejtë se sa Serbia standardet që Evropa ka vënë si kusht.  Dokumenti bazë i EU-së, që u dorëzohet autoriteteve kosovare, quhet Kosova dhe 3,000 rregullat e lehta të rrugës evropiane.

E shkruar nga një cinik vendas, kjo shfaqje teatri është një panoramë tragjikomike e realitetit të tanishëm kosovar dhe atij evropian. Aspirata e sinqertë e kosovarëve për në BE konfrontohet, në njërën anë, me rregullat e kërkesat e koklavitura dhe qesharake evropiane dhe, në anën tjetër, me hilen e burokratëve për t’i bërë gjërat ‘të duken ok vetëm në letër’.

 

26 shtator/september, Teatri Kombëtar i Kosovës, 20:00

27 shtator/september, Teatri Kombëtar Eksperimental, 20:00

Biletat/tickets: info@qendra.org{:}