Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Festivalit Multikulturor Berat Edicioni -V – 19.20.21 Korrik Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Ambasadori i Austrisë në Tiranë Johann Sattler hapën nga Berati Presidencën e Austrisë në Bashkimin Europian dhe edicionin V të Festivalit Multikulturor duke u shprehur se “Kultura është rruga drejt integrimit europian”. Një nga pasuritë kryesore të Shqipërisë, është pikërisht folklori muzikor. Një pjesë të kësaj pasurie, prej të dyja anëve të Shkumbinit, do të presë Berati shumë-shekullor në datat 19, 20 dhe 21 Korrik nën sloganin “Unë Jam Trashëgimi”.{:}