Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Një punë hulumtuese dhe kërkimore, e cila vjen pas një kërkimi të gjatë në historitë njerëzore, metodologjinë skenike, gjuhën e shprehjes dhe hapësirën skenike. Shfaqja e dytë në publik e veprës “Radio Iliria” , një histori e kaluar, për të sotmen që jetohet. Një udhëtim brenda qenies njerëzore dhe memories kolektive.

Një i moshuar në momentet e fundit të jetës së tij, i ndarë në dy personazhe  thërret vetveten në kohë dhe e gjykon për herë të fundit.
Historia e një kosovari që vjen në shtetin amë me shpresën e madhe dhe përfundon në burgjet më të egra të diktaturës komuniste.
Një i moshuar nga shtëpia që dialogon me një të ri në qeli, përmes magjisë të cilën vetëm teatri e ofron.

Kjo shfaqje u dedikohet të gjithë të përndjekurve në burgjet e diktaturës.

Me aktorët: Arben Bajraktaraj, Merkur Bozgo, Erjeta Cufaj

Regjia: Erand Sojli
Dramaturgjia: Iris & Erand Sojli

As/Regjisore: Flonja Kodheli
Skenografia: Arian Rizvani
Kostumet: Eri Daka
Muzika: Elina Duni

Konsulent Mediatik: Gentian Shkurti
Graphic Design: Ada Seferi

Producente: Globart & Ori Kuçi
18, 19, 20, 21 shtator në Teatrin Kombëtar, ora 20.00
Biletat mund ti gjeni pranë Teatrit Kombëtar, Jardin De Paris ParfumerieCharl’s Bistro Tarrace{:}