Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Autorët e shfaqjes “Radio Iliria” ideuan dy lexime të poezisë së burgut  të autorëve Visar Zhiti, Dhora Leka, Fatos Lubonja, dorëshkrimeve të mrekullueshme të bashkëshortëve, Mita dhe Tuk Jakova, me aktorët Arben Bajraktaraj, Flonja Kodheli, Justina Aliaj, Jonida Beqo. Këto lexime, në praninë e autorëve që mbijetuan, spektatorëve të rinj në moshë,  të interesuar në diskutime dhe biseda për kohën e regjimit komunist i paraprinë shfaqjes “Radio Iliria”, e cila do të jetë pjesë e kalendarit artistik të TK.
Pali, një i moshuar i vetmuar në ditët e sotme, ndodhet në shtëpinë e tij, me shoqërinë e lajmeve që i sjell radio e tij e vjetër. Një djalë i ri, i sapodalë nga torturat e hetuesisë komuniste, vjen për t’i thyer vetminë. Të dy bashkë përshkojnë 25 vite persekutimi duke thyer çdo kufi të fajit dhe pafajësisë, kujtimit dhe harresës, realitetit dhe imagjinatës, kohës dhe hapësirës. “Radio Iliria” interpretohetnga  aktorët: Arben Bajraktaraj, Mërkur Bozgo dhe Erieta Cufaj .
2 dhe 3 dhjetor 2014, ora 19.00, TK

Rezervoni që sot me SMS në numrin 50020. Mjafton: TK Emrin si edhe Numrin e biletave. Konfirmimin e merrni menjëherë në celular.{:}