Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Radio “Iliria”, pas suksesit në TK në Tiranë kalon kufijtë në skenën kosovare. Një punë hulumtuese dhe kërkimore, e cila vjen pas një kërkimi të gjatë në historitë njerëzore, metodologjinë skenike, gjuhën e shprehjes dhe hapësirën skenike. Një histori e kaluar, për të sotmen që jetohet. Një udhëtim brenda qenies njerëzore dhe memories kolektive.

I riu dhe i moshuari, një njeri – dy epoka, dy njerëz – një skenë, mbartin fajin dhe pafajësinë të të gjitha viktimave të një sistemi që mbretëroi në Shqipëri për 50 vite, duke lënë pas plagë, të cilat nuk janë shëruar ende. Kjo shfaqje u dedikohet të gjithë të përndjekurve në burgjet e diktaturës.

Me aktorët: Arben Bajraktaraj, Merkur Bozgo, Erjeta Cufaj

Regjia: Erand Sojli. Dramaturgjia: Iris & Erand Sojli

Producente: Globart & Ori Kuçi

24 shtator, ora 19.00 në Teatrin “Istref Begolli”, Pejë
26, 27 shtator, ora 19.00 në Teatrin Adriana, Ferizaj
29 shtator, ora 19.00 në Tetrin “Dodona”, Prishtinë
{:}