Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=1312]

Punimet në kuadër të projektit “Rehabilitimi i Manastirit të Shën Marisë dhe peizazhit në Parkun Arkeologjik të Apollonisë”, u inspektuan nga kreu i qeverisë z. Edi Rama, Ministrja e Kultures, znj. Mirela Kumbaro. Parku Arkeologjik i Apollonisë, po i nënshtrohet restaurimit, ndersa pritet të sjellë një rritje të numrit të vizitorëve këtë vit.

Tashmë, në qendër të vëmendjes nga qeveria dhe nga Ministria e Kulturës, ky park arkeologjik do t’i nënshtrohet një restaurimi rrënjësor duke e bërë atë të denjë për vlerat historike që përfaqëson.

“E gjitha është restauruar. Projekti i plotë i rehabilitimit të të gjithë parkut të Apolonisë, një investim prej 750 mijë eurosh. Për të parën herë projekti është i plotë që nga masterplani deri tek sistemi inxhinierik, deri tek sistemi elektrik, sistemi i pompave të ujit e deri tek itineraret e turistëve. Jemi shumë afër inaugurimit, kështu që presim të ketë një “boom” vizitorësh këtë vit”, tha Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës.

Prifti i kishës së këtij parku u shpreh gjithashtu se gjendja në të cilën kishte përfunduar kisha ishte e vështirë për shkak të lënies në harresë. Megjithatë tashmë ajo çka i ofrohet vizitorëve është komplet tjetër. “Këtu po bëj 20 vjet. Me këtë restaurimin e fundit mori jetë, një restaurim total që e kishte të nevojshëm”, – tha prifti.

Restaurimi pershin edhe restaurimin e kishës së Shën Mërisë, të Manastirit dhe Trapezarisë dhe të gjithë sistemin e portikëve të statujave dhe të muzeut.

Projekti është pjesë e listës së projekteve të kombinuara që vijojnë Procesin e Lubjanës – Financimi i Rehabilitimit të Trashëgimisë në Evropën Juglindore, iniciativë e përbashkët e Këshillit të Europës dhe Komisionit Evropian dhe për të mbështetur restaurimin e trashëgimisë historike, si një gjenerator i kapitalit social dhe ekonomik, i cili sjell përfitime të prekshme për popullsinë lokale, duke inkurajuar turizmin kulturor.

Ai është financuar në kuadër të Programit Rajonal CARDS.

Punimet po kryen në monumentet brenda hapësirës së Manastirit, duke përfshirë Portikun e Statujave, Trapezarinë, Kishën, depon Arkeologjike, Muzeun, dhe ambientin përreth zonës së Parkut.

Kryeministri Edi Rama u shoqërua nga Ministrja e Zhvillimit Urban znj. Eglantina Gjermeni, Kryetari i Bashkisë së Fierit z.Armando Subashi dhe drejtoresha e IMK, Arta Dollani.{:}