Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Kulturës zhvilloi një tryezë konsultimi me pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit Shkencor të Muzeut Historik Kombëtar, anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Muzeve dhe të personaliteteve të fushës. Kjo tryezë konsultimi realizohet me nismën e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro rreth platformës së re muzeore të Muzeut Historik Kombëtar, në përputhje me objektivat e MK në fushën e përmirësimit të infrastrukturës muzeore në vend. Ministria e Kulturës ka përcaktuar në këtë mandat të dytë 2017-2021 listën e prioriteteve dhe investimeve në fushën e trashëgimisë dhe kulturës tqë nis me hartimin e projekteve të zbatimit për “Restaurimin, rikonstruksionin dhe riformulimin e linjës muzeore në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë” dhe “Restaurimin, rikonstruksionin dhe rehabilitimin e hapësirave në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura”. Këto investime do të kryhen në kuadër të ndërhyrjeve strategjike për restaurimin dhe rikonstruksionin e disa godinave të një rëndësie të veçantë në qytetin e Tiranës, në mënyrë që të përmbyllet vizioni i ndëthurrjes dhe i komunikimit të drejtpërdrejtë të të gjitha investimeve të implementuara në Qendren Historike të qytetit të Tiranës nga Ministria e Kulturës, Njësia vendore dhe vetë Qeveria Shqiptare. Në vijim të takimeve të konsultimit me grupe të ndryshme të ekspertizës, Ministria e Kulturës realizoi këtë tryezë konsultimi për të prezantuar nismën lidhur me domosdoshmërinë e rikonceptimit e riformatimit të MHK dhe për të ftuar ekspertët dhe grupet e interesit në një reflektim të përbashkët.{:}