Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6005]

“Shpëtojnë’ filmat “Përrallë nga e kaluara” dhe “Përjetësi” të regjisorit të mirënjohur, Dhimitër Anagnosti. Një projekt i rëndësishëm për restaurimin dixhital të filmave nga fondi filmik i AQSHF-së do të restaurojnë këtë herë dy filma nga fondi Anagnosti. Ministria e Kulturës miratoi dhe mbështeti projektin e paraqitur nga AQSHF, projekt i cili u mbështet pjesërisht edhe nga Hungarian FilmLab, Budapest, ndërsa po kryhen bisedime me bashkëpunëtorë të mundshëm për t’u bërë pjesë e projektit të radhës për restaurimin e filmit “Ballë për Ballë”, një nga filmat e rëndësishëm të fondit filmik të AQSHF-së, i cili rrezikon dekolorimin total të ngjyrave. “Përrallë nga e kaluara” dhe “Përjetësi” restaurohen respektivisht pas 27 dhe 40 vjetësh nga krijimi i tyre. Projekti pritet të përfundojë në pranverën e vitit 2015.{:}