Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=4397]

Përkujtohet në Shkodër 25 vjetori i Meshës publike, që shënoi rënien e komunizmit.

Me datë 4 nëntor 2015 do të kremtohet në Shkodër Mesha në të cilën do të përkujtohet Mesha e parë  e kremtuar nëmë 4 nëntor 1990 ndërsa ishte ende në këmbë regjimi komunist në Varrezën e Rrmajit prej dom Simon Jubanit. Kremtimi i kësaj Meshe shënoi rënien e regjimit të diktaturës ateiste komuniste, rifitimin e lirisë njerëzore e fetare dhe të demokracisë në Shqipëri.

Dom Simon Jubani, njihet si një nga qytetarët dhe meshtarët shqiptarë, që ka vuajtur gjithë jetën i persekutuar në burgjet komuniste, po edhe si ai që sfidoi regjimin e diktaturës ateiste e komuniste.

Dom Simoni e sfidoi diktaturën pikërisht me aktin që kishte ndaluar lirinë e besimit, e sfidoi me kremtimin e Meshës së parë në liri.

Kështu, data e 4 nëntori 1990  mbeti e paharruar në mendjen e zemrën e shkodranëve dhe të të gjithë shqiptarëve, pas një gjysmë shekulli ateizmi e terrori shtetëror.

Festimet në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme do të vazhdojnë me përurimin e Varrezës së restauruar të Rrmajit, projekt I realizuar nga Ministria e Kulturës dhe Autoritetet Kishtare. Po ashtu në darkë në orën 17.00 do të mbahet një Koncert nga koret në Katedralen e Shkodrës.

4 nëntor 2015, Shkodër{:}