Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti inspektoi punimet në dy objekte kulti në qytetin e Beratit, dy pasuri të trashëgimisë sonë kulturore. Ministrja takoi ne terren specialistët që po punojnë për restaurimin e Teqesë së Helvetive dhe të Xhamisë së Mbretit. Ata i parashtruan punimet e bëra deri më tani dhe që do te vijojnë e që përfshijnë një spektër të gjerë ndërhyrjesh, si në çati, tavane, dysheme, dyer, dritare, konsolidim pikturash, etj. Këto ndërhyrje po kryhen nga specialistë shqiptarë e turq, mundësuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Fondacioni turk TIKA. Ministrja Margariti mori premtimin që punimet do të përfundojnë së shpejti, duke i sjellë këto dy objekte shekullore nën një dritë të re, duke nxjerrë në pah gjithë vlerat e tyre arkitekturore e për t’ua kthyer besimtarëve, për të kryer ritet fetare. Restaurimi i tyre është përfshirë në programin “Rrugët e besimit”.{:}